Champions1Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Champions League që 10 skuadra nga 32 pjesëmarrës të humbisnin në kampionatet e tyre para sfidës Europiane.

Në këtë listë janë edhe Liverpool, Leverkusen, Dortmund, Roma apo Barcelona që do të zbresin në fushë të martën dhe të mërkurën.

Kjo tregon se muaji nëntor është tepër i ngarkuar dhe ekipet kanë probleme për të përballur këtë ritëm.

Megjithatë sido që të jetë të martën dhe të mërkurën nisin ndeshjet e kthimit të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Të martën Real Madrid do të presë Liverpool duke synuar një fiore tjetër.

Në “Anfield Road” madrilenët dhanë një leksion futbolli duke triumfuar me rezultatin 3 – 0.

Në fushë edhe Juventus që është e dënuar të fitojë me Olympiacos pas 2 humbjeve radhazi.

Këtë takim që do të luhet në Torino do ta arbitrojë Martin Atkinson, arbitri anglez i sfidës kualifikuese të Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor në Beograd.

Të mërkurën spikat mbi të gjitha ndeshja Bayern – Roma.

Ekipi italian do të udhëtojë në Mynih me kujtimin e hidhur të humbjes 7 – 1 muajin e kaluar në fushën e tij.

Këtë përballje do ta ndiqni direkt në Klan dhe Klan HD.

Tv Klan