Juve pret Lyon, Man City shkon në Madrid

Champions league rikthehet sonte me dy përballje që pritet të jetë tejet të forta. Në Torino, Juventus pret Olimpik Lionin ndaj të cilit kërkon përmbysjen. Italianët janë mundur në ndeshjen e parë 1-0. Maurizio Sarri do të vendosë në fushë sulmuesit më të mirë që ka pasi siç vlerëson tekniku, mbrojtja e Lion është e fortë.

“Është një ekip që është përmirësuar gjatë sezonit. Kanë një mbrojtje të fortë edhe pse luajnë me vetëm 3 lojtarë në këtë repart. Kanë lojtarë teknikë dhe të shpejtë për kundërsulmet. Duhet të jetë shumë të qartë dhe të duruar”.

Tejet e fortë pritet të jetë mes Real Madrid dhe Manchester City. Skuadra e Zidane ka shënuar një gol në humbjen 2-1 të përballjes së parë, por trajneri nuk e sheh ekipin e tij si favorit.

“Do të jetë një ndeshje e bukur mes dy skuadrave të mira. Ne jemi të përgatitur pasi e dimë se si përfundoi ndeshja e parë. Për ne janë 4 finale deri në fund. Sot do të përballojmë finalen e parë”.

Nga ana tjetër Pep Guardiola, e di se çfarë cilësie ka Real Madrid dhe i ka folur skuadrës së tij që në këtë përballje gabimet nuk falen.

“Në këtë kompeticion nëse gabon dëmtohesh shumë. E dimë këtë dhe kemi folur shumë. Skuadra duhet të jetë e përqendruar për të mundur Real Madrid”.

Të dy përballjet do të nisin në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do të luhet pa tifozë.

Tv Klan