Sot nis faza me eliminim direkt

Barcelona do të presë Paris Saint Germain sot në mbrëmje në Camp Nou në fazën e të 1/8. Një finale e parakohshme e Champions League. Skuadra franceze nuk ka në dispozicion Neymar e dëmtuar për këtë sfidë.

4 vite më parë Paris Saint Germain u eliminua nga Barcelona pikërisht në këtë fazë madje duke pësuar një humbje të thellë 6-1 në Spanjë. Po sot do të luhet edhe përballja Leipzig-Liverpool.

Takimi do të zhvillohet në Budapest për shkak të masave shtrënguese antiCovid që ka Britania e Madhe. Liverpool nuk po kalon një moment të mirë, pasi në kampionat ka pësuar 3 humbje radhazi.

Leipzig ka një ecuri më pozitive në Gjermani ku është një nga ekipet që luftojnë për titullin kampion.

Tv Klan