Liverpool për hakmarrje ndaj Realit, Dortmund sfidon Manchester City

Mbrëmjen e sotme luhen 2 çerekfinalet e para në Ligën e Kampionëve. Me mjaft interes pritet dueli i “Alfredo di Stefano” mes Real Madrid dhe Liverpool.

Përballje që vendos përballë dy skuadrat që luajtën finalen e këtij turneu në vitin 2018, fituar asokohe nga spanjollët.

“Mendoj se jemi nënvlerësuar nga kundërshtari. Por skuadra ka besim dhe shpresoj t’ia dalim mbanë”, tha Zidane.

“E mbaj mend humbjen në finale. Ishte një mbrëmje e keqe. Besoj se do bëjmë autokritikë dhe do fitojmë”, u shpreh Klopp.

Spektakël premton edhe dueli tjetër mes Manchester City dhe Borussia Dortmund.

“E njoh Dortmundin dhe mënyrën se si luajnë. Kanë lojtarë të rinj, plot talent dhe me potencial për të arritur gjëra të mëdha në karrierë”, theksoi Guardiola.

Dy takimet luhen duke nisur nga ora 21:00.

Klan News