Rikthehet dhuna në rrugët e Parisit

Rikthehet dhuna në rrugët e Parisit

17:17 21/09/2019

“Jelekët e verdhë” kundër ndyshimeve klimatike

Rikthehet dhuna në rrugët e Parisit. Mbi 100 manifestues janë arrestuar në kryeqytetin francez në rikthimin e protestave të “jelekëve të verdhë”. Forcat e sigurisë kishin angazhuar më shumë se 7 mijë policë për shkak të informacioneve se protesta do të ishte e dhunshme.

“Jelekët e verdhë” iu rikthyen protestave në një tubim që kishte në qendër ndryshimet klimatike. Shumica e protestuesve mbanin maska në fytyrë për të mos u identifikuar. Policia, e cila edhe në të kaluarën është akuzuar për përdorim të tepruar të dhunës, përdori gazin lotësjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmat që tentuan t’u afroheshin zonave të ndaluara.

Protesta e jelekëve të verdhë nisi Nëntorin e vitit të kaluar për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. Ato u shndërruan në protesta të përjavshme deri në Pranverë. Protestuesit e kanë akuzuar Presidentin Emmanuel Macron se ishte jashtë realitetit dhe se po përdorte dhunën për të shtypur protestat.

Zemërimi i tyre u rrit pasi Macron i cilësoi jelekët e verdhë “destruktivë dhe të dhunshëm”. Përpara protestës së fundit, Macron tha se mbështeste ata që protestojnë paqësisht.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori