“Nehir”, një histori dashurie premierë do t’ju shoqërojë gjatë Verës në Tv Klan

Në një botë ku njerëzit gjykohen nga paraqitja e jashtme, a do të triumfojë dashuria e vërtetë?

Nga krijuesit e “Bija Ime”, “Doktori i mrekullive” dhe “Nënë”, vjen një tjetër serial i suksesshëm së shpejti në Tv Klan.

“Nehir”, me aktoren aq të dashur Biran Damla Yilmaz (Ejlyl tek “Lule të vetmuara”), një prodhim i vitit 2021.

Ndërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria përmbyt gjithçka.

E gjitha filloi kur inxhinieri Nazim, një ish i dashuruar i lënduar, me një zemër të artë! Një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruanin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin.

Ata ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! Ndërkohë në kantier vjen dikush që do të ndryshojë gjithçka. Një djalë qyteti, i pashëm dhe një mashkull i llastuar nga femrat.

Nazim ishte shefi i tij në punë, por edhe mentori në jetë, pa e ditur që takimi mes tyre do të ndryshojë jetën e gjithsecilit. Një ditë Nehir kishte nevojë për diçka të vërtetë në jetën e saj.

Deri dje ajo ishte një mashtruese me shumë identitete, që martohej për të marrë dhuratat e dasmës dhe më pas zhdukej. Vetëm Nazim dinte emrin e saj të vërtetë dhe një ditë edhe foton e saj të parë portret. Ajo kërkoi prej tij një foto si shkëmbim.

Ai mund të bënte gjithçka për të, çdo gjë, por nuk mund të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Thonë që dashuria e vërtetë tejkalon bukurinë!

Thonë që njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin pavarësisht çfarë ndodh. Çfarë do të bënit nëse mendoni që askush nuk mund t’ju dashurojë ashtu siç jeni?! Nazim donte të tregonte të vërtetën dhe ta dashuronin me të vërtetën e tij, por ai nuk mund ta humbiste atë.

Në panik ai zgjedh një portret simpatik duke e gënjyer atë. Ajo u dashurua me atë gënjeshtër dhe kërkoi të takohej për herë të parë me Nazim. Ai ishte i shkatërruar dhe bën një marrëveshje me zëvendësuesin e tij në takimin e parë të dashurisë me gruan që aq shumë e donte.

Plani ishte që ajo të largohej sa më shpejt, por planet janë bërë për t’u prishur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri me shikim të parë. Si do të shpaloset ky trekëndësh dashurie dhe gënjeshtrash? Sa do të mund të gënjejnë ata? Sa kohë do të mund të aktrojnë?

Cila dashuri është e vërtetë? Sa larg do të shkojnë ata për dashurinë? Vetëm e vërteta mund t’i ç’lirojë ata! “Nehir” së shpejti premierë ekskluzive në Tv Klan. /tvklan.al