Seriali historik turk më i ndjekur “Osmani”, nga nesër, e mërkurë 4 Nëntor, nis transmetimin e episodeve të reja të sezonit të ri premierë ekskluzive në Tv Klan. Sezoni i dytë i këtij seriali pritet të ketë 100 episode të cilat do të transmetohen pa ndërprerje në ekranin e Tv Klan.

Shumë personazhe të reja i bashkohen kastit të famshëm të aktorëve, por edhe rikthime të bujshme të personazheve të nisjes së historisë.

Ertugrul” rikthehet në seritë e reja, por nuk do të jetë aktori Engin Altan Düzyatan, këtë herë aktori Tamer Yiğit vjen në rolin e “Ertugrul” të plakur.

Djali i dytë i “Ertugrul” Savçi Bej, vëllai i madh i Osmanit do t’i bashkohet serialit. Turgut, nën interpretimin e aktorit të famshëm Cengiz Coskun, do të rikthehet në episodet e reja me të njëjtin rol.

Ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e Dogan, i cili u martirizua në serialin “Ertugrul”, këtë sezon shfaqet djali i tij. Xhaxhai i Bahadit dhe Gejhatu (komandanti mongol) janë pjesë e sezonit të ri të “Osman”. Flitet se nënë Hajme do të kthehet, por shumë mendojnë se ajo ka vdekur në këtë pikë të historisë.

Ky sezon do të jetë akoma edhe më i suksesshëm me skena masive të betejave dhe dyluftimeve. Do të mësojmë më shume se si do të arrijë Osmani të krijojë perandorinë më të madhe të kohës. Gjatë këtij sezoni të dytë do të ketë rikthime të shumë personazheve të “Ertugrul”, por tani në një kohë tjetër.

Duke filluar nga nesër mos i humbisni episodet e reja të serialit historik më të suksesshëm të të gjitha kohërave, premierë çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë ora 21:00 “Osmani” në Tv Klan me sezonin e dytë. /tvklan.al