Mbi 120 fëmijë nga mosha 3 deri në 16 vjeç kanë dhuruar një shfaqe, sa spektakolare po aq emocionuese për publikun, në edicionin e 7-të të Festivalit të Dance-it për fëmijë.

Aktiviteti i cili vjen pas një pezullimi dy vjeçar, për shkak të kushteve të pandemisë, u mbajt në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit, tashmë i kthyer në një skenë të artit dhe kulturës.

Performancat e fëmijëve tërhoqën rreth vetes qindra spektatorë. Sipas organizatorëve, ky aktivitet riktheu gjallërinë në qytetin bregdetar.

Veç qytetarëve durrsakë, Festivali i 7 i Dance-it tërhoqi edhe vëmendjen e pushuesve, të cilët mbërrijnë në këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

Klan News