Rikthehet festivali më i madh i muzikës në Amerikë, emrat e artistëve që do ngjiten në skenë

Mandatory Credit: Photo by FELIPE TRUEBA/EPA-EFE/Shutterstock (10403969bl) Billie Eilish performs at Lollapalooza Berlin 2019 at the Olympiastadion (Olympic stadium) in Berlin, Germany, 07 September 2019. The music festival runs from 07 to 08 September. Lollapalooza Berlin 2019, Germany - 07 Sep 2019



Rikthehet festivali më i madh i muzikës në Amerikë, emrat e artistëve që do ngjiten në skenë

14:40 20/05/2021

Festivali i njohur Lollapaloza do të rikthehet sërish këtë verë. Festivali i muzikës do të mbahet në Grant Park të Çikagos, ku këngëtarët më në zë do të zbresin në skenë. Miley Cyrus, Post Malone, Foo Fighters, Roddy Ricch, Journey dhe Tyler, janë vetëm disa nga emrat të cilët do të interpretojnë  nga 29 Korrik deri më 1 Gusht.

Kryetarja e Bashkisë së Çikagos, Lori Lightfoot, shprehu entuziazëm për kthimin e festivalit këtë vit.

“Këtu në Çikago, fjala “Lollapalooza” ka qenë gjithmonë sinonim i verës, muzikës së shkëlqyer dhe katër ditëve argëtim të paharrueshme“.

Për të festuar 30-vjetorin e saj, ngjarja do të presë më shumë se 165 grupe në tetë skena. Formacioni do të përfshijë emrat më të njohur të skenës botërore dhe të rrymave të ndryshme muzikore.

Për të qenë në përputhje me udhëzimet aktuale lokale të shëndetit publik dhe për ta mbajtur festivalin pa COVID-19, të pranishmit duhet të vaksinohen plotësisht ose të paraqesin një test negativ të COVID të marrë brenda 24. Detaje mbi procesin e hyrjes do të bëhen të ditura në fillim të Korrikut.

Klan News





Të ngjashme