Sot luhen sfidat e para në La Liga, Bundesliga dhe Premier League

Emocionet e futbollit evropian rikthehen në mbrëmjen e sotme ku do të luhen sfidat e para në tri kampionate mjaft konkurruese.

Nderin për ta hapur sezonin 2021-2022 të kampionatit spanjoll do ta ketë sfida Valencia-Getafe që do të luhet në stadiumin “Mestaja” në orën 21:00.

Sfidë e veçantë kjo për trajnerin e ekipin Valencian, pasi do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, të cilën e udhëhoqi drejt rezultateve më të larta të arritura ndonjëherë.

Ky sezon do të jetë shumë ndryshe për kampionatin spanjoll, pasi nuk do të luajnë Leo Mesi dhe Serxhio Ramos, ndërsa tifozët rikthehen në stadiume me pandeminë që vazhdon të jetë shqetësuese. Kampionët e Atletiko Madridit do të përballen më 15 Gusht në transfertë kundër Selta Vigos, ndërsa Barcelona pret Real Sociedadin. Real Madridi do të ndeshet në transfertë të shtunën kundër Alaveshit.

Bundesliga do të nisë me takimin Mynshen Glabah-Bajern në orën 20:30. Ndërkohë që sfidat e tjera të edicionit të 59 do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Në orën 21:00 do të zhvillohet edhe sfida e parë e Premier Ligës midis Brentfordit dhe Arsenalit. Ndeshja më e fortë e javës së parë do të jetë të dielën midis Totenhemit dhe Mançester Sitit.

LA LIGA

Sot

Valencia  – Getafe    21:00

E shtunë

Cadiz   – Levante     19:30

Mallorca  – Real Betis                19:30

Deportivo Alaves   – Real Madrid    22:00

Osasuna  – Espanyol       22:00

E diel

Celta Vigo  – Atletico Madrid                17:30

Barcelona    – Real Sociedad    20:00

Sevilla  – Rayo Vallecano   22:15

E hënë

Villarreal  – Granada           20:00

Elche  – Athletic Bilbao    22:00

Premier League

Sot

Brentford – Arsenal      21:00

E shtunë

Manchester United  – Leeds United   13:30

Burnley  – Brighton & Hove Albion  16:00

Chelsea  –  Crystal Palace      16:00

Everton  – Southampton       16:00

Leicester City   – Wolverhampton Wanderers     16:00

Watford  –  Aston Villa         16:00

Norëich City   – Liverpool    18:30

E diel

Newcastle United  –  Ëest Ham United   15:00

Tottenham Hotspur  – Manchester City    17:30

Bundesliga

Sot

Borussia Moenchengladbach  – Bayern Munich                20:30

E shtunë

Arminia Bielefeld ? – ? Freiburg                    15:30

Augsburg  – Hoffenheim                      15:30

Union Berlin  – Bayer Leverkusen          15:30

VfB Stuttgart  – Greuther Fuerth            15:30

Wolfsburg  – Bochum           15:30

Borussia Dortmund  – Eintracht Frankfurt         18:30

E diel

Mainz  – RB Leipzig            15:30

FC Koln  – Hertha Berlin         17:30

Klan News