Aktorja turke Esra Bilgiç Töre rikthehet me një serial të ri pas largimit nga “Ertugrul”, ku luante rolin e Halimesë.

Aktorja 25-vjeçare që për 4 vite me radhë shkëlqeu në rolin e bashkëshortes së Ertugrul, u largua nga seriali sezonin e fundit. Lajmin për serialin e ri që do të nisë transmetimin së shpejti në ekranin e “Kanal D” e dha vetë Bilgic me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Po vijmë me një histori të mrekullueshme. ‘Mjafton një shpresë” në muajin Shtator në ‘Kanal D’

”, shkroi aktorja bashkangjitur trailerit të serialit.

 

Në këtë seria, Bilgiç do të luajë përkrah dhëndrit shqiptar Tolgahan Sayisman, i cili është martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi.

Edhe Abazi i ka uruar suksese bashkëshortit të saj me anë të një postimi në Instagram.

Mjafton një shpresë

” u jep mundësinë shikuesve të shumtë që u hidhëruan pas largimit të Halimesë nga Ertugruli ta shikojnë sërish atë në ekran. /tvklan.al