Vendoset ora policore në të gjithë vendin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të rikthejë kufizimet për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave në vend.

Në një sërë komunash, duke përfshirë Shkupin, Tetovën, Kumanovën, e të tjera do të ndalohet lëvizja nga dita e enjte prej orës 21:00 deri ditën e hënë ora 05:00 e mëngjesit.

Në qytetet e tjera të vendit do të ketë ndalim të lëvizjes vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.

Gjatë 24 orëve të fundit, aty janë identifikuar 101 raste pozitive dhe 3 viktima.

Tv Klan