Rikthehet kriza e dritave në Tiranë. Shumica e lagjeve të kryeqytetit dje kanë vuajtur errësirën përgjatë gjithë ditës. Ndonëse KESH, informon uljen e orëve pa drita dhe përmirësim të gjendjes, dje kjo është shfaqur si dy muaj më parë. Sipas drejtuesve të KESH, javët e fundit është rritur konsumi. ndërsa nivelet e hidrocentraleve, prurjet e lumenjve janë po ato.

Fierza qëndron ende në nivele -25 centimentra. Prurjet e Drinit janë dy herë më të pakta se të një viti që shkoi ndaj kjo situatë është përballuar me import dhe prodhimin vendas. Nëse KESH ka vendosur orare për ndërprerjen e energjisë, le ti zbatojë ato në mënyrë që qytetarët t’a racionojnë kohën se kur duhet gatuar.

Nëse shteti nuk merr masa të tjera për kursimin e energjisë përveç prerjes dhe nëse nuk zëvendëson energjinë elektrike me ndonjë burim tjetër, sistemi elektroenergjetik duket se nuk do të funksionojë kurrë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti