Kylie Minogue ka vendosur të surprizojë fansat e saj. 51-vjeçarja ka publikuar “Step Back In Time”, një përmbledhje e hiteve më të mëdha ndër vite.

42 këngë të cilat rikthejnë të gjitha fazat e një karriere të jashtëzakonshme, duke nisur me  “I Should Be So Lucky” e publikuar në vitin 1987 dhe që përfundoi menjëherë në krye të klasifikimeve në të gjithë botën, për t’u ndalur tek “Golden” e publikuar vitin e kaluar.

Midis hiteve, Kylie ka sjellë edhe një këngë të re “New York City”, e shoqëruar me një video të xhiruar gjatë “Golden Tour 2018”.

Para 14 vitesh ylli i popit u diagnostikua me kancer të gjirit duke u tërhequr nga muzika, por mesa duket rikthimi I saj në skenë vijon të ketë të njëjtin efekt tek fansat.

Tv Klan