Netflix konfirmon datën e nisjes së sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit të njohur “La Casa de Papel”. Sezoni 5 do të ketë dy vëllime të ndara. I pari do të transmetohet më 3 Shtator, ndërsa i dyti më 3 Dhjetor.

Sezoni i katërt shkaktoi polemika dhe la në pikëpyetje tek shikuesit nëse ky ishte fundi, por producentët vendosën ta mbajnë publikun ‘nën ankth’ deri në konfirmimin e lajmit se do të ketë një sezon të pestë.

Xhirimet e sezonit të fundit në disa vende si Spanja, Danimarka dhe Portugalia nuk ka qenë të lehta për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“La Casa de Papel” ka pasur një popullaritet të jashtëzakonshëm në Netflix dhe u rendit si seriali i dytë më i ndjekur në Prill të vitit të kaluar. Shikuesit e shumtë janë apasionuar me ngjarjet dhe fatin e personazheve të përfshirë.

Ashtu sikurse Alvaro Morte, i cili luan Profesorin ka thënë “Sapo të shihni serinë e parë, do të humbisni me të”.

Klan News