Lana Del Ray rikthehet në botën e muzikës pas 4 vitesh mungesë. Këngëtarja ka vendosur të mbajë një koncert në Izrael.

Dikur ajo e kishte anuluar turin e saj në këtë shtet për shkak të tensioneve, por tashmë ka vendosur që shfaqjen e saj ta mbajë në kufirin me Libanin.

Tensionet në këtë rajon kanë sjellë anulimin e shumë ture këngëtarësh. Reperi Tyga dhe Fat Joe anuluan të gjitha shfaqjet që kishin planifikuar në Tokën e Shenjtë. Por Lana Del Ray duket e vendousr që këtë herë të mos i zhgënjejë fansat e saj.

Vetëm pak ditë më parë Lana Del Ray dhe këngëtarja Chan Marshall lançuan këngën e tyre të titulluar “Woman”, e cila do të jetë pjesë e albumit të këngëtares Marshall, që publikohet më 5 Tetor.

Klan Plus