‘Rikthehet’ Michael Schumacher – TV KLAN

‘Rikthehet’ Michael Schumacher

Pamje të pilotit gjatë kohës që drejton një karrocë invalidi

Edhe pse u tha që dokumentari për legjendën e F1, Michael Schumacher nuk do të transmetonte asnjë imazh të gjendjes së pilotit, ka rezultuar se nuk është e vërtetë. Në trailerin e publikuar shihet 50-vjeçari gjatë rikuperimit, pas aksidentit të tmerrshëm para 5 vitesh në Alpet e Zvicrës.

Michael mbeti në gjendje kome për 6 muaj, ndërkohë që ishte i paralizuar dhe nuk do të ecte më kurrë. Por dy vite pas ngjarjes së tmerrshme Schumacher filloi të shfaqte shenja të zgjimit dhe të vetëdijes. Ndërsa kohët e fundit u tha se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Tashmë kur kanë kaluar 5 vjet nga aksidenti që për pak sa nuk i mori jetën, legjenda e Formula 1 mund të lëvizë dhe të ushqehet vetë, pa nevojën e pajisjeve mjekësore.

Dokumentari, i cili do të ketë emrin e 7 herë kampionit të botës, do të paraqesë pamjet e papublikuara arkivore nga jeta e pilotit të njohur, si dhe dëshmitë e anëtarëve më të afërt të familjes, bashkëshortes Corina dhe babait Rolf Schumacher. Premiera e filmit është caktuar për 5 Dhjetor të këtij viti.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione