Rikthehen veshjet e viteve 70 në javën e modës në Paris. Në Francë u prezantua koleksioni vjeshtë-dimër 2020 nga Christian Dior i cili ishte frymëzuar nga stilistja e famshme Maria Grazia Chiuri.

Binin në sy të gjitha kujtimet e Marias në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës që ajo kishte kaluar në Itali. Modelet sfiluan në pasarela me shami në kokë madje edhe me fustanet me pika dhe topa trend i viteve 70.

Për stilistin e famshëm “Dior” trendet vjeshtës që do të vijë vendosin në qendër femrën dhe forcën e gruas. Po ashtu nuk munguan edhe fustanet e mbrëmjes tepër elegante , me  material mëndafshi dhe plot shkëlqim.

“Dior” ishte një nga markat e para të mëdha franceze që mbyll sezonin e fundit të shfaqjeve të modës që u mbajtën në Nju Jork, Londër dhe  Milano.

Klan Plus