Moderatorja Alketa Vejsiu ishte sot e ftuar në programin “Rudina”, ku tregoi për rikthimin në transmetim çdo të hënë në orën 20:15 të formatit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, përshtatur tërësisht me kushtet e reja të vendosura nga situata e krijuar nga Covid-19.

Fëmijët nuk do të jenë në studio, por do t’i bashkohen programit përmes lidhjeve direkte. Duke respektuar rregullat për mos të pasur më shumë se dy persona në studio bashkë-prezantues me Alketa Vejsiun do të jetë edhe Deoni.

Të ftuarat e mbrëmjes së sotme janë Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes dhe Oriela Nebijaj, prezantuese.

“Do të jetë një program ndryshe, por është shumë më mirë sesa një e hënë bosh pa optimizmin që i duhet këtyre ditëve ku njerëzit kanë nevojë për informacion cilësor, argëtim dhe për t’u shkëputur nga gjithë këto lajme të përqëndruara tek korona që na është bërë makth“, tha Alketa Vejsiu. /tvklan.al