Pas 11 vjetësh mungesë Sophia Loren do të ketë regjisor të birin

Pas një mungese 11-vjeçare ylli i filmave italian Sophia Loren do të rikthehet në skenë për një prodhim të ri kinematografik.

Drama e quajtur “The Life Ahead” do të transmetohet nga gjigandi Netflix dhe regjizor i këtij filmi do të jetë vetë djali i Loren, Edoardo Ponti.

Në film, 86-vjeçarja luan Madame Rosa, një e mbijetuar hebre nga Holokausti që ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave. Ajo më pas krijon një miqësi me Momo, një jetim 12-vjeçar senegalez që përpiqet të vjedhë shandanët e saj.

Në një intervistë për Deadline, Sophia është shprehur se kur djali ia propozoi një gjë të tillë ishte një ëndërr dhe interpretimi i Madame Rosa është roli më i veçantë që do të luajë në kaq vite në skenë .

Edoardo Ponti, është fëmija i dytë i Loren me regjisorin e filmit Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte martuar nga 1966 deri  kur ai vdiq në 2007.

Filmi ende nuk dihet se kur do të dalë ndërkohë që skenat po xhirohen edhe pse në kohë pandemie.

Një vit më parë ajo mori vëmendje të madhe teksa luante në krah me artistet e mirënjohura  Penelope Cruz dhe Nicole Kidman në filmin Nine, një autobigrafi e Frederico Fellini-t.

Sophie bëri një interpretim të shkëlqyer edhe në vitin 2010 në filmin My House Is Full of Mirrors.

Klan Plus