Rikthehet normaliteti në veri të Kosovës

Rikthehet normaliteti në veri të Kosovës

20:09 08/07/2019

Pas asaj që Serbia e quajti krizë humanitare në veri të Kosovës, e Kosova e quajti inskenim, këto katër komuna veriore i janë kthyer normalitetit. Por për këtë, Presidenti i Serbisë ka një sqarim. Ai ka thënë për media serbe se Serbia e ka furnizuar veriun me mallra edhe për një muaj, por nuk ka treguar mënyrën e si.

Këtë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e quan deklaratë politike. Nëpërmjet telefonit, Shala ka thënë për Televizionin Klan se me këtë deklaratë Vuçiç e vërteton se ajo çfarë ndodhi ditë më parë në veri ishte inskenim për krizë humanitare nga Beogradi.

Në doganën e Kosovës thonë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të numrit të kamionëve me mallra serbe që kanë hyrë në Kosovë.

Derisa ilegalisht janë të rralla rastet kur hasin dogana në mallrat e kontrabanduara, posaçërisht pas aksionit të policisë së Kosovës ku u arrestuan disa zyrtarë policor serbë e shqiptarë për kontrabandim në veri. Kosova i ka vënë 100 % taksë mallrave serbe e atyre boshnjake në Nëntor të vitit të kaluar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT