Rikthehet edhe këtë vit nisma globale Ora e Tokës. Në 28 Mars, iniciativa botërore e WWF mbi klimën konsiston në fikjen e dritave për një orë, për të thënë që natyra është e rëndësishme për ne. Objektivi i manifestimit është pikërisht të demonstrohet me një xhest simbolik, impenjimi për shëndetin e Tokës.

Vitin e kaluar, sipas Organizatës ndërkombëtare WWF, në këtë nismë u përfshinë 6 milionë njerëz, ndërkohë që u fikën dritat për një orë në 18 mijë monumente nga më të rëndësishme në mbarë globin, që nga Kulla Eiffel apo Opera House e Sydney-t etj.

Organizatorët e nismës në kuadër të ruajtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit janë optimistë se për Orën e Tokës 2020 që do të jetë në 28 Mars, do të sensibilizohen më shumë banorë të planetit tonë. E rëndësishme është që të kultivojmë më tepër respektin ndaj mjedisit çdo ditë nga pak.

Klan Plus