TIRANE_EKSPOZITEAshtu si në çeljen e saj të parë, sot pas 16 vitesh ekspozita “Nëntori” rikthehet në ambientet e Muzeut Kombëtar. 25 artistët pjesëmarrës do të dëshironin që krijimet e tyre të prezantoheshin në shtëpinë e artit pamor, në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Në pamundësi për ta hapur aty, personalitete të pikturës shqiptare kërkojnë të mbajnë gjallë këtë traditë, edhe atëherë kur ambienti nuk të ofron ndriçimin apo sfondin e përshtatshëm për prezantimin e veprave të artit.

Si në çdo takim tjetër,“ Nëntorit” nuk i mungojnë personalitete si Kujtim Buza, Pashk Pervathi, Ksonofon Dilo, Zef Shoshi, Gazmend Leka, Buron Kaceli dhe shumë të tjerë, por i mungon publiku.

Këto telajo ku mbizoterojnë ngjyrat dhe invidualiteti i secilit prej piktorëve janë krijimet më të fundit të piktorëve shqiptarë.“Nëntori” 16 ku krahas të mëdhenjëve qëndrojnë artistët e ardhshëm të pikturës shqiptare do të qëndroje e hapur deri në 7 shkurt.