“Egypt Station” titullohet udhëtimi më i ri muzikor i Paul McCartney. Albumi, i 17-i për McCartney si solist, do të dalë në treg më 7 Shtator, pas suksesit që pati me “New” në 2013, i cili arriti majat e klasifikimeve ndërkombëtare.

Megjithatë i ka paraprirë me dy këngë, “I Don’t Know” dhe “Come On To Me”.

Titulli i albumit është marrë nga një prej pikturave me të njëjtin emër  të ish anëtarit të grupit “Beatles”. Vetë artisti thotë se i pëlqejnë fjalët “Egypt Station” dhe e konsideron një vend imagjinar ose stacion nga i cili lind dhe shpërndahet muzika.

Mccartney për këtë album ka bashkëpunuar me  Kanye West në disa këngë si  “Only One”, “FourFiveSeconds” dhe  “All Day” , por edhe me Foo Fighters apo ish bashkëpunëtorin e tij,Ringo Starr.

Tv Klan