Luhen Aston Villa – Sheffield dhe Man Utd – Arsenal

Pritja e gjatë përfundoi edhe për tifozët anglezë. Këtë të mërkurë, rikthehet magjia e Premier League, kampionati më i fortë dhe më spektakolar i botës.

Do të rinisë me një ndeshje të prapambetur, pikërisht Aston Villa-Sheffield United në orën 19:00 dhe do të pasojë në mbrëmjen e po të 17 qershorit me supersfidën Manchester City-Arsenal.

20 klubet e Premier League kanë miratuar në unanimitet protokollin për t’u rikthyer në fushë, duke zgjidhur edhe çështjen e fundit që kishte lidhje me stadiumet që nuk plotësonin kushtet e protokollit të pandemisë.

Policia ka dhënë miratimin dhe çdo klub i Premier League do të luajë në stadiumin e vet ndeshjet dhe ky vendim do të ndryshojë vetëm nëse ka ndonjë situatë tjetër në lidhje me infektimet në Britaninë e Madhe.

Në mbledhjen e fundit janë aprovuar gjithashtu edhe fanellat speciale për javën e parë të rikthimit që do të kenë një mesazh kundër racizmit. Në çdo fanellë, në vendin e emrit do të shkruhet mesazhi kundër racizmit për të mbështetur protestat e shumta që janë bërë në botë pas vdekjes së George Floyd në SHBA.

Gjithashtu, do të mbahet një minutë heshtje, ashtu siç ndodhi në të gjitha ligat e tjera në Europë për viktimat e pandemisë. Një rast i ri me Covid-19 në ekipin e Norwich, nuk e ka penguar aspak rinisjen.

Futbolli është izoluar dhe do të qëndrojë i mbyllur për 7 ditë, sipas protokollit, ku do i nënshtrohet testit të dytë. Me rifillimin e Premier League, futbolli në Europë rinis kudo, por në vetëm pak vende me tifozë.

Tv Klan