Legjendari Sylvester Stallone do të rikthehet pas një dekade në rolin e John Rambo,  në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”. Më anë të një postimi në Instagram, aktori 72-vjeçar dha lajmin e shumëpritur për  fansat nga e gjithë bota.

“Së shpejti nis xhirimet dhe jam shumë i emocionuar…Bota mund të ndryshojë, por jo ai. Asgjë nuk ka përfunduar”,

shkruan Stallone.

Filmi do të xhirohet në Meksikë. Në këtë film Stalone lufton kundër mafizovë të drogës.  Ai do të bashkohet me një gazetarë dhe bashkë do të luftojnë krimin e organizuar. Grupi i mafiozëve kanë rrëmbyer një grup vajzash dhe ata do të përpiqen t’i shpëtojnë.

Klan Plus