Duket se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka lënë pas telashet dhe është përqëndruar tek karriera e saj artistike. “Flame” është kënga më e re e Ritës dhe pritet që të publikohet në fund të këtij muaji.

Për momentin bukuroshja shqiptare nuk ka bërë publike asnjë detaj të kësaj kënge. Pjesë e saj, sipas mediave rozë, do të jetë vokalisti i grupit “Bastille”, Dan Smith dhe kantautori MNEK.

MNEK po ashtu njihet si bashkëpunëtor me disa yje të muzikës, si Dua Lipa, Beyonce, Madonna dhe grupi “Little Mix”. Kështu 30-vjeçarja po bëhet gati ta shënojë rikthimin e saj në skenë pas kaq shumë kohësh.

 “Flame” do të jetë kolonë zanore edhe e filmit të ardhshëm ku luan Rita Ora, “Twist”, i cili do të publikohet nëpër kinema më 29 Janar të këtij viti. Në këtë projekt kinematografik, Rita luan rolin e Artful Dodgerit ndërsa Rafferty Law, i cili është djali i yllit të njohur hollyëoodian, Jude Laë, vjen në rolin e Oliver Twistit.

Në një intervistë të bërë vitin e kaluar, Rita u shpreh se kënga ‘Flame’ është shkruar kohë më parë, dhe është vërtet një projekt që ka potencial për t’u shndërruar në hit.

 “How to Be Lonely” është kënga e fundit e yllit të muzikës pop, e publikuar në vitin 2020.

Kjo këngë e shkruar nga Lewis Capaldi ishte planifikuar për të, por këngëtari e kishte pranuar se nuk i është përshtatur vokalit të tij. Ajo arriti të pozicionohet në vendin e 57-të të toplistave muzikore në Britani të Madhe.  /tvklan.al