Rikthehet Sex and the City, kur do të fillojë seriali i famshëm



Rikthehet Sex and the City, kur do të fillojë seriali i famshëm

10:42 12/01/2021

Të gjithë e mbajnë mend serialin e famshëm Seksi dhe Qyteti, një serial i cili ka në vetvete komendinë romancën madje edhe dramën.

Por tanimë për të gjithë fansat e çmendur pas këtij seriali, shumë shpejt do të vijë me një sezon shumë special, ku do të marrin pjesë vetëm 4 aktore të cilat janë në kërkim të meshkujve të jetës si dhe të bërit karrierë.

Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur.

Këtë herë biondja e bukur dhe joshëse Kim Cattrall që luan rolin e “Samantha” nuk do të jetë pjesmarrëse. Ajo ka treguar se nuk do të përfshihet në vazhdimet e këtij projekti për shkaqe personale, duke vënë në pah edhe raportet  jo të mira me yllin e serisë, Sarah Jessica Parker.

Sezoni i ri do të ketë dhjetë pjesë dhe filmi do të mbajë po të njëjtin emër si dikur. Platforma HBO Max nuk ka dhënë detaje nëse Kim do të zëvendësohet nga ndonjë aktore tjetër.

Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë Pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e Covid-19 dhe do të transmetohet në HBO Max. /tvklan.al







Të ngjashme