Kim shfaqet duke qarë, Kourtney ankohet për besnikëri

Publikohet traileri i parë për sezonin e tretë të ‘reality show’-t “The Kardashians” dhe videoklipi premtoi shumë “dramë”, ndërsa në sfond po ashtu dëgjohej një këngë rap.

Khloe Kardashian thekson se do të donte t’u thoshte fansave se do të jetë një sezon relaksues, por fatkeqësisht ka shumë dramë. Disa nga pikat kryesore përfshijnë: Kim Kardashian që shpërtheu në lot pasi i bërtiti dikujt jashtë kamerës, rikthimi i Scott Disick dhe Kourtney Kardashian duke u ankuar për ‘besnikëri’.

Kris Jenner ndau klipin me mbishkrimin: “Sezoni 3 i The Kardashians premierë më 25 maj në Hulu”. “Ndihem shumë mirë që jam kthyer”, shtoi ajo. “Dëgjoni, të gjithë kanë të vërtetën e tyre se si mendojnë se diçka ka ndodhur…”, fillon Kim.

Më vonë themeluesja e “SKIMS” shton: “Pra, le të flasim për të”. Ish-bashkëshortja e Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, shihet gjithashtu duke qarë. “Do të doja t’ju thoja se ky do të jetë një sezon i butë, relaksues, i qetë… por nuk është”, thotë më tej  Khloe në një intervistë.

Sezoni i tretë i “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 25 maj në Hulu, me episode të reja çdo të enjte.

Klan News