Pas dy sezoneve të suksesshme rikthehet në ekranin e Tv Klan spektakli “Në Kurthin e Piter Pan”. Pas disa audicioneve për përzgjedhjen e fëmijëve tani gjithçka është gati për të nisur rrugëtimin e anijes së Piter Pan nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu sëbashku me panelin e gazetarëve të vegjël.
Cilët janë të ftuarit e parë që do të futen në “kurth”?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe aktori i humorit Julian Deda përballen sot me pyetjet “e vështira” të fëmijëve të sezonit të tretë të “Në Kurthin e Piter Pan”. Mos e humbisni spektaklin çdo të hënë, ora 20:15 në Tv Klan! /tvklan.al