Rikthehet “Sulejmani i Madhërishëm” në Tv Klan



Rikthehet “Sulejmani i Madhërishëm” në Tv Klan

20:57 16/01/2020

Në emisionin “Rudina”, këtë pasdite ishte i ftuar drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani. Ai foli për serialet që po transmetohen, por edhe ato që pritet të rifillojnë së shpejti.

“Osman”, është një tjetër serial i cili do të transmetohet së shpejti në TV klan. Një serial i cili është cilësuar si më i kushtueshmi dhe i sukseshmi i të gjitha kohërave. Me veshje dhe skenografi mbresëlënëse, vazhdon të tregojë historinë e Erugrul. Tashmë në këtë serial do të tregohet si do të rrjedh historia e djalit të Ertugrulit, Osmanit ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës. Albert Dumani ka treguar se në javën e fundit të muajit Mars do fillojë të transmetohet në Shqipëri, pikërisht pas përfundimit të “Kuzgun”.

Por një tjetër serial që pritet të rifillojë është edhe “Sulejmani i Madhërishëm”.

Seriali historik theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë dhe është padyshim një fenomen televiziv, i shfaqur në më shumë se 75 shtete. Seriali flet për 46 vitet e sundimit të Sulltan Sulejmanit, i njohur si ligjëvënësi dhe për dashurinë e madhe për sulltanesh Hyrremin, skllavja nga Ukraina që i fitoi atij zemrën dhe ndryshoi rregullat e haremit. Bëhet fjalë për Sulltanatin më të rëndësishëm në shekullin madhështor të sulltanit të 10, Sulejmanit, më jetëgjati në fron i Perandorisë Osmane. Intrigat, vrasjet dhe xhelozitë brenda haremit mes grave të Sulejmanit, ku secila prej tyre duhet të mbijetojë për t’u bërë sulltaneshë.

Albert Dumani: Është seriali i parë historik që u prodhua në Turqi,i bujshëm, madhështor, me shumë aktorë, me skenografi dhe kostumografi. Është historia e dashurisë, ose dashuria e shekullit e quaj unë, që është Hyremi dhe Sulejmani. Ajo që mund të them është se në TV Klan do të vijë i plotë, nga seria e parë deri në 312. Janë 4 sezone që do transmetohen premierë në TV Klan. Është dhënë dhe më parë, por jo i plotë dhe në formatin HD./tvklan.al







Të ngjashme