Vllaznia – Kukësi që do të luhet pasditen e së premtes, është takimi që do të hapë fazën e tretë të sezonit të Superligës. Shkodranët këtë Janar kanë bërë ndoshta merkaton më të vakët nga të gjitha klubet, por Armando Cungu premton se skuadra e tij do të luajë për fitore.

“Edhe me fëmijë kopshti ta kisha ekipin do hyja për të fituar,”

tha Cungu.

Karikimi i Cungut për lojtarët e skuadrës është i ligjshëm pasi ndeshja luhet në Loro Boriçi. Më e rëndësishme është se Vllaznisë nuk i mjafton qëndrimi në mesin e tabelës.

 

“Kemi bërë shumë mirë këtë gjysmë sezoni se jemi një pikë nga luftëtari i vendit të 5-të,”

tha Cungu.

Në Tiranë ku stërvitet Kukësi, trajneri Ernest Gjoka ka bindjen se tashmë është koha kur ekipi i tij duhet të hedhë hapin ë sigurt drejt titullit kampion.

Skuadra verilindore ka të paktën 3 vite që pretendon, por sipas trajnerit këtë herë investimi është bërë i tillë për t’u shpallur kampion. Gjoka ka paralajmëruar lojtarët e tij të tregohen të kujdesshëm pasi Vllaznia nuk do të tolerojë në fushën e saj./Tv Klan