Veliaj: Ngrihemi më të fortë seç ishim si një familje e madhe

“Tirana fan zone” është hapësira e posaçme e krijuar në sheshin “Skënderbej” që do t’iu ofrojë adhuruesve të futbollit mundesinë për të ndjekur nëpërmjet një ekrani të madh të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit. Punimet e fundit para se “Tirana Fan Zone” të presë spektatorët e futbollit mbrëmjen e së premtes u inspektuan nga kryebashkiaku veliaj.

“Është një ditë e bukur për Tiranën kur janë hapur të gjitha aktivitetet. Është shtuar orari dhe do të vazhdojë të shtohet edhe po i rikthehemi më në fund normalitetit. Tirana është  hapur, por është hapur edhe me aktivitetet tradicionale”.

Nga data 11 Qershor deri më 11 Korrik qytetarët në këtë hapësirë do kenë mundësi jo vetëm të ndjekin sfidat e futbollit, por edhe të argëtohen.

“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, për një Tiranë që e do të bukurën, për një Tiranë që e do sportin dhe për një Tiranë që e shijon komunitetin”.

Me lehtësimin e masave anti-Covid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

Tv Klan