Pas të premtes freskohet sërish

Rikthehet i nxehti përvëlues dhe pikërisht e Hëna është një ndër ditët më të nxehta të kësaj jave madje dhe të muajit Gusht. Java ka nisur me rritje të temperaturave me disa gradë të cilat në disa zona do të arrijnë dhe deri në 40 gradë Celsius.

Parashikohet që të paktën deri ditën e enjte, pra 3 ditët e para të kësaj jave, të jenë nën ndikimin e kësaj vale. Vala e nxehtë ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës Jugore, por Shqipëria është në periferi të saj, që do të thotë e hëna, e marta dhe e mërkura do të ketë temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius. Mund të tejkalohet shumë pak vlera 40, mund të regjistrohet vlera 40.5 gradë Celsius vetëm në disa zona të izoluara, Qarku i Shkodrës, Elbasani dhe Qarku i Beratit përfshirë dhe disa zona në Gjirokastër, Lazarati mund të shënojnë edhe vlerat më të larta rreth vlerës 40 apo mbi 40.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat e larta pritët të na shoqërojnë deri ditën e enjte.

Megjithatë duke filluar që nga dita e enjte ne do të kemi tërheqje të valës, do të jetë rënie me të paktën 3 apo 4 gradë. Më pas, e enjtja, e premtja dhe fundjava do të sjellin temperatura shumë më normale krahasuar me këto vlera që do të përjetojmë gjatë këtyre 3 ditëve.” 

Ndërkohë që në zonat malore, në fundjavë duke nisur nga e premtja parashikohen reshje.

“Pra nga e hëna deri në të premte do të kemi mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pranishme pothuajse çdo ditë në pjesën e dytë të ditës, më të theksuara në zonat malore. Dita e premte do të sjellë reshje të cilat do të sjellin probleme vetëm në zonat malore ku do të ketë rebeshe.”  

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve prej ditës së premte temperaturat nuk do të ngjiten me shumë se 32 gradë Celsius.

Klan News