Rikthim i hidhur për Conor McGregor. Irlandezi që ka qenë kampion bote në sportin e boksit të përzier me artet raciale është mundur nga amerikani Dustin Poirier në vetëm dy raunde.

McGregor prej kohës ishte tërhequr nga sporti, por provoi edhe njëherë rikthimin në ring, ku nuk rezistoi dot më shumë se dy raunde.

Moment nga ndeshja

Në një ndeshje të zhvilluar në Fight Island të Abu Dhabi, amerikani Poirider ishte shumë i fortë përball irlandezit.

Në raundin e parë ndeshja u duk sikur ishte e balancuar, por pjesa e dytë nuk zgjati më shumë se 2 minuta e 32 sekonda.

Poirier nisi një seri grushtesh kundër McGregor duke e hedhur atë në tokë. Ish-kampioni i botës ka reaguar pas ndeshjes duke thënë se “Dustin ishte fenomenal” nuk do të nxirrte asnjë justifikim për humbjen në këtë ndeshje./tvklan.al