Aktori i mirënjohur turk, Kaan Taşaner, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me një rikthim të tij të mundshëm në serialin më të ndjekur historik, “Ertugrul”.

Taşaner, i cili përgjatë vitit 2014 ka luajtur rolin e Gundogdu në serialin që transmetohet në Klan Plus, foli për gazetarët nga një qendër tregtare në Stamboll.

“Siç e dini të gjithë jam larguar nga seriali “Ertugrul”, por mund të rikthehem sërish. Për momentin nuk mund të flas ende për diçka përfundimtare. Takimet vazhdojnë, të presim e të shohim.”, tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Gundogdu do t’i bashkohet sërish ekipit të “Ertugrul” në sezonin e 5-të, i cili nis transmetimin premierë së shpejti në Klan Plus. /tvklan.al