Në vitet ’90 eksperimentohej shumë me grimin, hera-herës duke e aplikuar jo aq në mënyrë perfekte. Shkëlqim, xixa, rimelë me ngjyrë…Mjafton të kthehemi pas në kohë për të kuptuar se sa e bukur ishte ajo pamja klasike që nuk është zbehur edhe pas më shumë se 3 dekadash. Ngjyrat mat të kafes, shkëlqyes buzësh, buzë në ngjyrë trëndafili, pamje monokromatike…e sa e sa të tjera! Sipas ekspertëve të modës, këto tendenca do rikthehen fuqishëm këtë vit.

Kate Moss, në prapaskenë në Javën e Modës në Londë asokohe. Zgjedhja e së njëjtës nuancë në faqe dhe buzë është vërtet e bukur, pa marrë parasysh vetullat shumë të holla!

“Pretty pink”, pak rozë tek sytë dhe buzët sjell atë pamjen aq feminine…

Si Elizabeth Hurley, lyerja e syve me laps të zi në të gjithë vijën e tyre ësht padyshim teknikë që preferohet ende sot. Por, pa i errësuar shumë!

Claudia Schiffer duket mahnitëse me sytë e saj si “mace”. Është grimi që na bën të ndihemi më ‘sexy’, duke vënë në dukje formën e syve.

Ngjyrat dramatike ishin të pashmangshme! Buzët e kuqe mat siç i shihni te ikona Brooke Shields:

Pak pudër dhe shkëlqim tek buzët!

Buzët në ngjyrë të purpurt!

Vetulla natyrale, pavarësisht nëse janë në kontrast me rimelin!

Më shumë se çdo trend tjetër i viteve ’90, buzët kaf kanë pasur fuqinë më të qëndrueshme. Cindy Crawford me buzët kafe plot shkëlqim, që konturohen aq bukur me ngjyrën e flokëve të saj.

/tvklan.al