Pas thuajse një viti futbollit shqiptar i rikthehet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ashtu si në të gjitha përballjet mes këtyre skuadrave forma fizike nuk ka shumë rëndësi. Ajo çka duhet është dëshira për sukses.

Tashmë i përkushtuar ndaj familjes, por jo larg futbollit, Bylykbashi beson se ish-skuadra e tij Partizani do të vijojë me serinë e rezultateve pozitive.

“Shpresoj për çunat e Partizanit dhe vetë tifozërinë që të triumfojë Partizani. Tirana mund të presë sepse ka kohë.”

Përgjigjen ia jep Rezart Dabulla. Të dy janë përballur shpesh në derbi.

“Dua t’i kujtoj Dorit që në kohën e tij, fitoret e tij në derbi, gjatë të gjithë karrierës sonë tek këto dy skuadra, numërohen me gishtat e njërës dorë. Kur dilte barazim Partizani i Dorit, ishte gjë e madhe.”

Tirana nuk ka ç’të presë me thotë Dabulla pasi derbi vlen më shumë se një fitore 3-pikeshe.

“Po nuk arriti të fitojë derbin atëherë si do të synojë titullin?”

Ne 4 përballjet e sezonit të shkuar, 2 përfunduan barazim pa gola ndërsa dy të tjera me fitoren e Partizanit.

Tv Klan