Lana Del

 Ray nuk 

del

 nga 

stili

 i saj as në 

klipin

 e ri. Pamje në bardh e zi, të zbehta si ato të xhirimeve amatore të viteve ’70, me një zë melankolik dhe të rrallë, janë elementët e këngës së re me titull “Mariners Apartment Complex”.

E mesa duket fansat mezi e kanë pritur projektin e ri të 33-vjeçares, që në pak orë nga publikimi ka arritur mbi një milion shikime në YouTube.

Këngëtarja ka paralajmëruar se në 18 shtator do të sjellë një tjetër projekt muzikor të titulluar “Venice Bitch”, gjithashtu pjesë e albumit që pritet të dalë në 2019.

Por jo vetëm kaq.

Përveç se me një album të ri, fushata të shumta si imazh i firmave më të mëdha të modës, ajo po punon gjithashtu për një libër poezish.

Gjithmonë me surpriza, fenomeni Lana Del Rey.

Tv Klan