Me 1 Shtator 2018 Romana Vllahutin la pas Shqipërinë dhe akuzat se në katër vitet në detyre si ambasadore e BE-së në Tiranë i kishte shërbyer qeverisë Rama duke duke mos raportuar në Bruksel për kultivimin dhe trafikun e drogës dhe hartimin e një reforme drejtësie që do sillte asgjësimin e kundërshtarëve të kryeministrit.

Vllahutin u akuzua po ashtu se kishte shpërdoruar paratë e Brukselit, duke blerë një vilë, shumë herë më shtrenjtë se vlera e tregut, në një qendër luksoze rezidenciale jashtë Tiranës. Në tetor 2018 Lulzim Basha e akuzoi Romana Vllahutin se kishte përdorur ndikimin e saj politik pranë kryeministrit Rama për të fituar disa tendera në Shqipëri për miqtë e saj kroatë, siç ishte ai 15 milionë euro për menaxhimin e faturave të kasave fiskale. Megjithë këto akuza Vllahutin u rikthye këtë javë në Tiranë nën detyrën e re si ambasadore e Brukselit për ndërlidhjen globale.

Gjatë vizitës në Tiranë, kreu disa takime në zyrtarë dhe ish-ministra të qeverisë ‘Rama’, me të cilët bashkëpunoi gjatë mandatit të saj në Tiranë.

Vllahutin tha se strategjia e ndërlidhjes globale së BE-së bazohet në modernizximin e transportit, burimeve të reja energjitike, ndërlidhjen dixhitale dhe atë njerëzore”.

Strategjia e ndërlidhjes globale të BE-së, nuk është e orientuar ndaj ndonjë fuqie tjetër theksoi Vllahutin duke aluduar në angazhimin kinez në të gjithë globin.

“Kjo nuk ka të bëjë me Kinën, kjo ka të bëjë me atë se si ne i kuptojmë dhe përgatitemi për sfidat e së ardhmes.”

Vllahutin vuri në dyshim pasojat afatgjata në shtetet që marrin investime kineze në infrastrukturë. “Është e rëndësishme të kemi linja të kuqe në lidhje me vlerat tona,” tha ajo duke treguar faktin se projektet evropiane të lidhjes do tu përmbahen gjithnjë standardeve të BE-së.

Dhe në fund ambasadorja u ndal tek shkurtimi i distancave mes shteteve ballkanike dhe frenimi i largimit të të rinjve të talentuar nga ky rajon. Vllahutin refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse ishte zhgënjyer edhe ajo nga mos hapja e negociatave.

“Kjo strategji globale nuk ka të bëjë vetëm me Ballkanin Perëndimor. Strategjia për Ballkanin Perëndimor e ka të përfshire si element ndërlidhjen dhe shkurtimi i distancave është ndër qëllimet kryesore.”

A jeni e zhgënjyer ju për negociatat?

“Unë nuk jam më ambasadore këtu ndaj flas vetëm për detyrën e re që po kryej tashmë”.

Klan Plus