Osmani: Do të kontaktojmë me familjarët

Akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të sillen trupat e viktimave të aksidentit të autobusit nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të kontaktojë me familjarët dhe autoritetet bullgare, ndërsa pret që një gjë e tillë të ndodhë brenda javës që vjen.

“Sot planifikoj të kontaktoj me familjarët, të shoh cilat janë pritjet e tyre lidhur me transportimin e trupave dhe procedurat e mëtejshme, që të mund të bëjmë planin aksionar, megjithatë komunikojmë edhe me autoritetet bullgare. Gjatë javës presim, por datën e saktë Akoma nuk mund ta konfirmoj”.

Ai nënvizoi më tej se gjithçka varet nga procedurat e identifikimit të trupave në laboratorin në Bullgari, prandaj thotë se nuk mund të thuhet me saktësi se kur do të ndodh një gjë e tillë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, ne tashmë I bëjmë përgatitjet dhe planet që ti sjellim trupat dhe të gjitha procedurat e mëtejshme. Unë dje kisha një mbledhje më të gjatë në ministri që ti përcaktojmë të gjitha detajet. Kuptohet punojmë sipas përqindjeve kur do të mundej të përfundonte procesi I identifikimit. Fillimisht Ishte paralajmëruar që të jetë një javë pas ngjarjeve, por ka projeksione të ndryshme se mund të jetë një ditë më vonë, më pas deri në fund të javës. Kështu që nuk mund të themi saktë, pasi e gjithë kjo do të varet sipas zhvillimit të procesit të identifikimit në laboratori.”

Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO/DPMNE kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për  aksidentin tragjik ku jetën humbën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga kjo parti thonë se kanë kaluar ditë nga fatkeqësia kurse pushteti ende nuk ka asnjë përgjigje, e  sa i përket përgjegjësisë , sipas tyre, as nuk janë duke menduar.

Tv Klan