Rikuperohen videot e Çelës

Rikuperohen videot e Çelës

15:31 12/09/2019

Gjykata i gjen pas urdhrit të riekspertimit

Ping-pongu me dosjen e përplasjes se makinës së policisë nga mjet i blinduar në tregun agroushqimor në Elbasan, ka bërë që në Gjykatën e Krimeve të Rënda të mungojnë DVD-të me pamjet. Në plot katër seanca, gjykata e pati të pamundur t’i shqyrtojë, pasi nuk ndodheshin në fashikujt e dorëzuar nga akuza.

Prokurori Behar Dibra i tha gjykatës se nuk mund ta shpjegonte këtë situatë. Por kjo sipas tij mund të ketë ndodhur si pasojë e lëvizjes së dosjes, herë në Prokurorinë e Elbasanit, herë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në fund tek Krimet e Rënda. 

Por falë ekspertimit të ri që kërkoi gjykata, pamjet u gjetën dhe do të shqyrtohen. Për më tepër, sipas gjykatës janë gjetur 11 DVD të reja dhe një disk që nuk ishin në dosje. Kjo është bërë falë punës së laboratorit të policisë, ekspertët e të cilit kanë vënë në dispozicion materialet e reja.

Ngjarja ndodhi në 18 Shtator të 2017, ku Policia e Elbasanit, gjatë një operacioni u godit nga një Audi i blinduar. Në makinë, sipas policisë, ishte Suel Çela, i cili është shpallur në kërkim dhe është marrë i pandehur në mungesë për akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë, e mbetur në tentativë. E njëjta akuzë rëndon edhe për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori