RMAAKryeministri Rama ishte në Burrel, nga ku inspektoi disa projekte infrastrukturore në zbatim e sipër, të cilat do të përmirësojnë cilësisë e jetës së përditshme të qytetarëve.

Fillimisht, Kryeministri u ndal për të parë nga afër e ecurinë e punimeve për kompleksin e Lodrave, të qytetit, një projekt me vlerë 68 milionë lekë.

Po ashtu një tjetër projekt që po jetësohet në qytetin e Burrelit është ai i rikonstruksionit të fasadave të qytetit.

Kryeministri Rama inspektoi nga afër edhe punimet për sistemim dhe asfaltimin në bllokun e poshtëm të ndërtesave të lagjes Gjeologu dhe punimet për rrugën lidhëse mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri në Bulqizë.

Në Burrel, kryeministri Rama u ndal në Uzinën e Ferrokromit të Albkrome, pjesë e grupit Balfin që po kryen një tjetër investim për hapjen e furrës së dytë në këtë uzinë.

Ndërsa më pas Kryeministri i shoqëruar edhe nga Ministri i Energjisë ishte në minierën e Bulqizës ku u informua për punën që po bëhet për hapjen e pusit të thellësisë dhe rritjen e investimeve nga Albkrome në përmirësimin e kushteve të punës dhe zgjerimin e aktivitetit.

Me kontraktimin e kompanisë kineze, Albkrome ka kryer të gjitha punimet anësore dhe sapo ka filluar shpimin e pusit të thellësisë në minierën e Bulqizës.

Tv Klan