Rilindja e Paul Pogba po vazhdon ende. Largimi i Mourinhos dhe ardhja e trajnerit të ri duket se i ka dhënë frymëzim futbollistit që nuk po di të ndalet në ndeshjet e fundit të Manchester United.

Që prej fillimit të takimit ndaj Brighton, Pogba ishte një prej lojtarëve lider në çdo aksion derisa fitoi një 11-metërsh të cilin e ktheu në gol.

Mesfushori i djathtë po e tregon qartë se arsyeja e ngërçit të tij të gjatë me “djajtë e kuq” ishte pikërisht Jose Mourinho.

Që prej shkarkimit të portugezit, Pogba ka shënuar 5 gola në kampionat, ndërsa Manchester ka marrë 7 fitore radhazi.

Tv Klan