Rimbursimi i TVSH nuk do të ketë vonesa në 2020

Rimbursimi i TVSH nuk do të ketë vonesa në 2020

19:55 15/11/2019

Ministria e Financave: Kemi planifikuar fondet

Vonesat me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ndaj biznesit do të marrin fund vitin e ardhshëm.

Gjatë raportimit të të ardhurave në buxhetin 2020 në Komisionin e Ekonomisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave thanë se programimi është bërë i tillë, që të mos ketë më asnjë vonesë për bizneset, me përjashtim të marrëveshjes për dhënien me këste që kanë me projektin e gazsjellësit TAP.

Vetëm këtë vit Drejtoria e Tatimeve kishte 180 milionë euro vonesa në rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku shumica e kësaj vlere i takonte 3 subjekteve të mëdha. Kthimi i kësaj vlere ndaj bizneseve shkaktoi probleme për ndërmarrjet fasone dhe ato prodhuese.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi