Motra e Dua Lipës, Rina ka sfiluar në javën e modës në Milano.

Rina u shfaq teksa sfiloi me një fustan jeshil që i nxirrte në pah linjat trupore kombinuar me një çantë dhe çizme të zeza.

Nga ana tjetër Dua, menjëherë tregoi mbështjen e saj duke postuar në instagram një video të motrës sa saj 19-vjeçare.

“Ajo bëri atë çfarë duhet të bënte”, shkruan Dua.

Të dyja motrat janë adhuruese të markës së njohur dhe paraqitja e Rinës në pasarelë nuk është befasi duke pasur parasysh pasionin e saj për modën.  

Ndërsa vetë Rina u shpreh se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet dhe është shumë mirënjohëse. Dua Lipa ka qenë kryefjalë e vitit që lamë pas duke patur sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj.

Por tani ka ardhur koha t’i lërë pak vendin e famës edhe motrës së saj, Rina.

Klan News