Rina Lipa shkëlqen në “Javën e Modës në Milano”

Rina Lipa shkëlqen në “Javën e Modës në Milano”

23:46 23/09/2022

Motra e saj Dua e ka mbështetur publikisht modelen

Rina shkëlqeu e  veshur me një fustan rrjete në ngjyrë të gjelbërt të errët të brendit, e cila nxirrte në pah linjat perfekte të bukuroshes shqiptare. Fustani i stiluar me thekë në pjesën e poshtme, e bënte atë të dukej mjaft e vecantë. 

21-vjeçarja e kombinoi pamjen e saj me një palë çizme të gjata të zeza lëkure, ndërsa si aksesorë modelja kishte vendosur një palë vëthë  të rrumbullakët argjendi.

Me flokët me dredha të hedhura krahëve, modelja e kompletoi look-un e saj me një make up natyral , duke theksuar tonin jeshil që Rina kishte përdorur për sytë.

Gjatë një postimi në “Instagram”, Dua Lipa publikoi me krenari fotot e motrës së saj, duke treguar publikisht mbështetjen e saj për 21-vjeçaren, me mbishkrimin “Miss Rina”.

Modelja Rina Lipa mori pjesë pak ditë më parë në shfaqjen e ‘KNWLS” gjatë “Javës së Modës në Londër” në “The Mills Fabric” .

Klan News





Të ngjashme