Ministri: Po ndërtohen 30 pallate dhe 800 banesa individuale për qytetarët e prekur nga tërmeti

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka inspektuar punimet e objekteve që po rindërtohen pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 në bashkinë e Shijakut.

Gjatë inspektimit, Ahmetaj është shprehur se në këtë zone po ndërtohen 30 pallate të reja që përmbajnë 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve.

Ahmetaj kërkoi që punimet të vijoj me ritme të më të shpejta për të t’iu dorëzuar banesat qytetarëve dhe para afateve. Ministri premtoi se deri në fund të vitit 2021, në Shijak do të kenë përfunduar të gjitha ndërtimet në këtë zonë.

Në lagjen Luginë në Bashkinë e Shijakut po ndërtohen 21 pallate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike.

Klan News