Veliaj: Shtëpitë pronë e qytetarëve

Tërmeti i 2019 u shkatërroi shtëpitë, pesë familjet e para nga 200 të tilla u pajisën me kontratën e strehimit nga Bashkia Tiranë. Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Veliaj në një takim në zonën e Kombinatit.

Veliaj theksoi se apartamentet që do përfitojnë familjet, do të jenë në pronësi të tyre dhe jo të shtetit.

“Shtëpitë do të jenë në pronë të qytetarëve, të kryefamiljarëve, e fëmijëve apo familjarëve të tyre, i asaj familje përjetë. Jo të shtetit, jo me detyrim kthimi dhe me asnjë detyrim tjetër që të lidh me shtetin. Në momentin që shtëpia bëhet e jotja, mund të bësh me të dhe ta trajtosh si çdo shtëpi, apo si çdo pronë tjetër në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Tërmeti i 26 Nëntorit la dhjetra familje të pastreha, por me ndërtimin e dy lagjeve të reja në zonën e Kombinatit, të gjitha këto familje do të strehohen në shtëpitë e reja.

Klan News