Rama dhe Veliaj u përgjigjen akuzave të opozitës 

Kryeministri Edi Rama ka vetë këtë të hënë punën që po bëhet për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në kryeqytet. Një nga kantieret ishte ai i shkollës Sami Frashëri për të cilën kryebashkiaku Veliaj kujtoi akuzat e opozitës.

“Kjo ishte një nga shkollat më të debatuara. Jo do bëhet në Paskuqan, jo në Kamëz, kështu që u desh që të punonim pak me vështirësi, ndërkohë që pjesa më e vështirë ka mbaruar, pra, gjithë pilotimi, por në finale do kemi një shkollë që do jetë dy herë më e madhe”.

Akuzave të opozitës iu përgjigj edhe Kryeministri Rama.

“Puna fletë vetë. Rëndësi ka që të bëhet shkolla dhe që gjithë kjo energji e re pozitive që sjell projekti në këtë zonë të sjellë vlerë të shtuar edhe për fëmijët, edhe për mësuesit, edhe për komunitetin këtu”.

Gjimnazi i ri Sami Frashëri do të jetë gati për 1500 nxënës duke eliminuar mësimin me turne. Një tjetër shkollë ishte edhe ajo “Murat Toptani” në zonën e Selitës. Shkolla e re do të ketë 360 nxënës dhe pritet të përfundojë në fund të Marsit.

Tv Klan